Produktet
Qese, kuti, paketime ushqimore, gota dhe etiketa, të gjitha me logon tuaj.

Qese letre me doreza të përdredhura
Qese kraft ose të bardha, me doreza të përdredhura dhe logon tuaj. Për dyqane, butikë dhe take away.

Qese letre me doreza të sheshta
Qese të forta me doreza të sheshta, ideale për delivery dhe take away. Me logon tuaj.

Kuti pice
Kuti kartoni të forta dhe rezistente, të riciklueshme, me logon e picerisë suaj.

Kuti kartoni kraft
Kuti kraft për çdo përdorim: dhurata, dërgesa online, ëmbëlsira dhe produkte dyqani.

Paketime ushqimore për take away
Enë me kapak, kuti me dritare dhe takëm druri: gjithçka që duhet për ushqimin që del nga kuzhina juaj.

Gota letre me kapak
Gota letre me kapak dhe logon tuaj, që marka juaj të shëtisë në dorën e çdo klienti.

Materiale servizi
Pjata, gota dhe takëm prej letre e druri për restorante, kafene dhe evente.
Etiketa dhe ngjitëse
Etiketa produktesh dhe ngjitëse me logo, për të mbyllur dhe për të markuar paketimin.